E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro thyen lekun, rekord në këmbim



Monedha e përbashkët evropiane arriti rekord në këmbimin valutor ndaj monedhës shqiptare. Java që kaloi shënoi një këmbim prej 134 lekësh në raport me 1 euro, një nga vlerat më të larta në 6 vitet e fundit. Kjo situatë nuk pritej në kushtet e ardhjes masive të emigrantëve në vend apo turistëve të huaj gjatë verës, që sjellin valutë me shumicë në vend. Mësohet se në treg do të hiqen euro nga qeveria, të mbetura nga privatizimet, çka mund të forcojnë lekun. Kjo situatë duket në favor të eksportuesve shqiptarë dhe do të ndikojë në rritjen e eksporteve. Nga ana tjetër, kjo ndikon në rritjen e çmimeve për mallrat e importit. Njëkohësisht kreditorët në euro do të paguajnë më shumë për këstet e kredisë. Gjithsesi, pritet një reagim nga Banka e Shqipërisë për forcimin e lekut ndaj euros. Nga ana tjetër, leku ka ruajtur qëndrueshmëri me dollarin amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›