E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabrikë mishi në shtëpi, pranga 2 personave



ELBASAN - Prodhonin produkte mishi e pijesh brenda ambienteve të shtëpive, prangosen dy persona. Policia e Elbasanit bëri dje të ditur ndalimin e Bledar Shehut dhe Shëndet Bocit, pronarët e fabrikës ilegale. Sipas policisë, dy personat prej 2 vitesh kishin instaluar në një shtëpi private një linjë prodhimi sallamerie, të pashoqëruar nga ndonjë dokument, kur prodhonin dhe mijëra pije alkoolike, gjithashtu pa leje. Kapja e tyre u krye nën operacionin e koduar "Parizieri i fundit". Gjatë kontrollit në banesën e Bocit u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi i llojeve të ndryshme si (pula, mish i grirë), të cilën ai e përdorte si lëndë të parë për prodhimin e sallameve të ndryshme. Po në këtë banesë u gjetën dhe 3 mijë litra pije të ndryshme alkoolike, e prodhuar në mënyrë artizanale si raki, verë, uthull etj. Ndaj dy personave rëndon akuza e "prodhimit të kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore". a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›