Eurobondi, shpresa e rritjes së pagave dhe pensioneve
Eurobondi prej 400 milionë eurosh që qeveria shqiptare parashikon të marrë në tregun ndërkombëtar parashikohet të jetë shpresa e vetme për një rritje pagash dhe pensionesh në korrik të këtij viti. Ekspertët e MF-së shprehen optimistë për marrjen e këtij borxhi brenda një kohe shumë të shkurtër në tregun ndërkombëtar, edhe pse nuk kanë përcaktuar një datë të saktë. Por në një kohë që një pjesë e këtij borxhi do të përdoret për rritjen e disa shpenzimeve që qeveria parashikohet të bëj për paga dhe pensione, ky fond nuk e mbulon aspak “gropën” e krijuar tashmë në buxhet nga mungesa e të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që çdo vit shënojnë rënie.
26 Maj 2010