Pikëpyetjet e rritjes reale të pensioneve në muajin korrik
Fondet e pensioneve i kanë shkaktuar qeverisë një “gropë” financiare, 34.2 miliardë lekë
Ervin KOÇI
Rritja reale e pensioneve në muajin korrik 2010 sipas premtimeve të qeverisë, është mbuluar nga hije e dyshimeve dhe e disa pikëpyetjeve. Këto pikëpyetje qëndrojnë kryesisht tek deficiti i krijuar nga fondet që jepen për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri, të cilat kanë krijuar një “gropë” të madhe financiare në buxhet. Më së shumti ky deficit është rritur në dy vitet e fundit si pasojë e rritjeve të pastudiuara që qeveria ka bërë për pensionet, në një kohë që për vitin 2010 rritja në muajin korrik parashikohet si e pamundur. Ministria e Financave ka informuar se borxhi i krijuar nga ky sektor pësoi një rritje stratosferike gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, si pasojë e rritjes minimale të të ardhurave dhe rritjes masive të shpenzimeve. Ky lajmi konfirmohet edhe nga statistikat e bilancit të qeverisë për katër muajt e parë të këtij viti. Sipas bilancit, qeveria arkëtoi 18 miliardë lekë kontribute për pension, apo për kujdes shëndetësor nga të punësuarit, me rritje vetëm 0.45 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë, shpenzimet u rritën me 19.2 për qind dhe arritën në 34.2 miliardë lekë. Të ardhurat e fondeve publike të sigurimeve shoqërore e shëndetësore mjaftuan këtë vit për të mbuluar vetëm 53 për qind të shpenzimeve, nga 62 për qind që mbulonin një vit më parë. Buxheti i shtetit ka planifikuar një deficit prej 48.5 miliardë lekësh (rreth 355 milionë euro) te fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Mungesa e të ardhurave
Pikëpyetja e parë: Të ardhurat e sigurimeve shoqërore qenë 2 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro) më të ulëta se plani, ndërkohë që shpenzimet qenë 2.3 miliardë lekë më të ulëta se plani. Deficiti i sigurimeve është shtuar vazhdimisht nga viti në vit gjatë të gjithë dekadës së fundit, për shkak se numri i të punësuarve ka qëndruar pothuajse i pandryshuar, ndërsa numri i pensionistëve, si dhe masa e pensioneve, janë rritur vazhdimisht. Në vitin 2005, të ardhurat mbulonin 66.5 për qind të shpenzimeve për sigurime shoqërore e shëndetësore. Shkaqet kryesore të rritjes së shpenzimeve për fondet e sigurimeve shoqërore të qeverisë gjatë këtij viti qenë, rritja e pensioneve vitin e kaluar dhe rritja e kostos së ilaçeve të subvencionuara. Këto të fundit u rritën me rreth 10 për qind, si pasojë e zhvlerësimit të lekut kundrejt euros. Pensionet u rritën nga qeveria me 10 për qind në maj 2009, si masë parapërgatitore për zgjedhjet e qershorit.
Thellimi i borxhit
Pikëpyetja e dytë: Kontributet që shqiptarët derdhin sot në të dy skemat, janë borxhe që teorikisht do t’u kthehen pas shumë vitesh. Parashikimet për vitet e ardhshme flasin për thellim të deficitit, për shkak se numri i njerëzve që plotësojnë kushtet për të marrë pension vijon të rritet, ndërkohë që numri i të punësuarve kontribuues mbetet i pandryshuar në afërsisht 400 mijë vetë. Sot në Shqipëri ka 530 mijë pensionistë. Problemi është se kontributet e të punësuarve të sotëm nuk klasifikohen si borxh publik, siç klasifikohen në shumë vende të botës. Skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Shqipëri falimentoi për herë të fundit në vitin 1994, kur qeveria shpalli se nuk do të paguante më pensione në raport me kontributet, por përcaktoi një pagesë minimale për të gjithë pensionistët. Sistemet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri janë trashëguar nga koha e komunizmit dhe cilësohen si, “skema të pafinancuara” për shkak se kontributet e të punësuarve përdoren për të shlyer shpenzimet e pensionistëve. Skema të tilla krijojnë borxhe të padukshme, pagesa e të cilave transferohet në të ardhmen, gjë që sjell deformime në ekonomi dhe rrezik për kriza ekonomike.
26 Maj 2010