E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputetët vëzhgojnë rivotimet

Eurodeputetët Ulrike Lunacek dhe Jutta Steinruck do të qëndrojnë të dielën në Kosovë për të parë nga afër procesin e rivotimit në Skenderaj, Drenas dhe Deçan Nga Express më 06 janar 2011 në ora 17:11

Një delegacion i Parlamentit Europian, i përbërë nga dy anëtarë, Ulrike Lunacek nga Austria, dhe Jutta Steinruck nga Gjermania, do ta vizitojë Kosovën për ta monitoruar procesin i ri-votimit të 9 janarit.

Anëtarët e PE’së do t’i prezantojnë përshtypjet e tyre të para gjatë një konference publike për medie e cila do të mbahet një ditë pas zgjedhjeve, më 10 janar, në Prishtinë.

Ndërkaq, edhe Komisioni Qendror Zgjedhor të enjten akreditoi vëzhguesit për rivotimin në Drenas, Skenderaj dhe Deçan dhe pjesërisht në Malishevë e Lipjan më 9 janar.

Numri i vëzhguesve të akredituar ka arritur mbi 1 mijë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›