E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroja do të mbijetojë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, deklaroi se viti 2012 s’do të jetë fundi i valutës.

Madje, sipas asaj që tha Lagarde në Afrikën e Jugut, ku ajo aktualisht ndodhet për vizitë, pavarësisht krizës aktuale që ka përfshirë vendet e Eurozonës, euroja do të mbijetojë.

“Shpesh më pyesin nëse viti 2012 do të jetë vit i fundit për valutën euro. Por, unë nuk mendoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, theksoi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se, edhe pse euroja është një valutë relativisht e re, ajo është valutë solide.

“Brenda Eurozonës kemi një presion serioz lidhur me borxhet e disa vendeve, por edhe për forcimin e sistemit bankar, të cilat duhen adresuar. Megjithatë, mendoj seriozisht se monedha euro nuk do të zhduket gjatë vitit 2012”,u shpreh Lagarde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›