E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund mohon rikthimin e Sahinit

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka mohuar se kampioni i Bundesligës është i interesuar të rikthejë në skuadër mesfushorin Nuri Sahin nga Real Madrid në fund të këtij sezoni.

E përditshmja gjermane Bild kishte shkruar se Dortmund dëshiron të rikthejë Sahinin në klub por Zorc ka insistuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Këto spekulime janë 100 për qind të pavërteta. Për momentin nuk është duke ndodhur asgjë” tha ai për Kicker. Sahin u largua nga Dortmund për në Madrid në verën e vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›