Europa e real-politikës
Zef Preçi
Ndërsa aeroplani fluturonte drejt Vjenës duke u kthyer nga një udhëtim i largët më tërhoqi vëmendjen një intervistë e z. Hans-Gert Puttering, President i Parlamentit Evropian mbi problemet e zgjerimit të BE-së. Ndër të tjera ai nënvizonte: “... Do të hyjnë ato vende të Ballkanit që njohin e pranojnë vlerat evropiane. Përgjithësisht duhet. thënë se në rastin e Shqipërisë, kjo do të jetë një periudhë e gjatë” (Kurier, 10 maj 2008, faqe 8). Duke qenë menjëherë mbas marrjes së ftesës për në NATO – një hap gjigand përpara i vendit tonë në rrugën drejt Evropës - një deklaratë e tillë, nuk mund të mos krijojë shqetësim, të paktën te cilindo shqiptar që ka vendosur t’i nënshtrohet fatit, dmth që dëshiron të jetojë si qytetar i atij vendi.Menjëherë në mendje më kaluan si në një film ngjarjet kryesore politike të javës në Shqipëri që kisha përcjellë përmes medias në internet. Kështu, të bie në sy heshtja e klasës politike për Gërdecin, përjashto ndonjë deklarim periferik nga PS-ja, thjesht “për të mbajtur zjarrin opozitar të ndezur”, ndonëse fokusin kryesor politik e kishte mbërthyer te kërkesa për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm (në detyrë) të Tatimeve. Ndërkaq, situata duket e turbulluar nga sulmet e kundërsulmet, akuzat e mbrojtjet “aritmetike” mbi leverdinë e “kompromisit historik” PS-PD, një kompromis që vazhdon të kritikohet gjerësisht për rrezikun se do të fshijë edhe atë ndarje modeste pushtetesh të arritur me mundim mbas gati dy dekadash tranzicioni. Se në njëfarë kuptimi, ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mosrespektimi i njohur i frymës së saj në përgjithësi në zbatimin e ligjit, veçanërisht nga ana e ekzekutivit, krijojnë dukshëm premisat për ta kthyer vendin në një republikë kryeministrore. Heshtje e plotë e maxhorancës në pushtet, mbasi Gërdeci jo vetëm mori jetë njerëzish të pafajshëm, jo vetëm tmerroi e gjymtoi të gjallët e mbetur të komunës së Vorës e më gjerë, jo vetëm shkatërroi qindra biznese, por post-Gërdeci ka çuar larg edhe shpresat për përmirësimin e qeverisjes. Eshtë naivitet të mendosh se “duke kaluar klasën” pa asnjë reflektim serioz mbas asaj tragjedie të tmerrshme sa kriminale aq edhe korruptive, të mund të rikuperohet imazhi publik i rrënuar i qeverisë aktuale. Se sado që të hidhen poshtë përfundimet e publikimeve mbi perceptim publik rreth qeverisjes aktuale, të paktën dy konstatime janë të pamohueshme: rritja e varfërisë dhe shtimi i korrupsionit. Sepse këto dy fenomene, duke qenë të lidhura ngushtësisht në cilësinë e qeverisjes, janë saktësisht rezultatet më të qenësishme të korrupsionit elitar që ka zëvendësuar prej kohësh korrupsionin kapilar të qeverive të mëparshme. Nuk është çështje shifrash: një rritje prej 13% e nivelit të korrupsionit në vitin 2007 se një vit më parë në sytë e qytetarëve provon edhe njëherë se ligjësitë e verbra ekonomike veprojnë pavarësisht prej dëshirave tona. Këtë dëshmon edhe inflacioni në rritje e tashmë jashtë kontrollit të Bankës Qendrore dhe qeverisë, që po gëlltit pa mëshirë kursimet familjare e po shton me shpejtësi radhët e shqiptarëve që jetojnë në një varfëri ekstreme.
Studimet tregojnë se qeverisja e keqe nuk është gjë tjetër veçse një pengesë, një kosto shtesë, kohë e humbur në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit të vendit. Natyrisht interpretimet që jepen me sipër nuk është se nuk i di qeveria dhe kreu i saj. Ato kanë në duart e veta gjithçka duhet për të drejtuar një vend, mandatin publik për reformat e premtuara, institucionet e vjetra dhe të reja, të ristrukturuara dhe të nënshtruara, por të gjitha me një tipar të përbashkët: jo-transparente, hermetike dhe pa ndjenjën e llogaridhënies përballë qytetarëve mbi taksat e të cilëve ato mbahen. E nuk vonon zgjidhja: dy zyrtarë lartë të ushtrisë (dy gjeneralë) me propozim të ministrit të ri të Mbrojtjes lirohen nga detyra. Përkthimi për publikun është i qartë: qeveria po vepron për zbardhjen e Gërdecit, të tjerat i di Prokuroria e “reformuar”. Ndërmend më vjen një njoftim mjaft korrekt i Institutit të Shëndetit Publik i para disa ditëve se “zona e Gërdecit është e pabanueshme të paktën edhe për një vit” (një diçka të përafërt pati deklaruar pak kohë më parë edhe ambasadori amerikan në Tiranë). Për hir të së vërtetës, strukturat e shërbimit shëndetësor dhe vetë Ministria e Shëndetësisë, në ngjarjen në fjalë, dëshmuan sa profesionalizëm, aq edhe përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e detyrës. Puna e mirë e sektorit shëndetësor nuk mund të mbulojë javashllëkun dhe papërgjegjshmërinë e strukturave të tjera qeveritare në zhvillimet e mëvonshme si rehabilitimi i pasojave, menaxhimi i ndihmave, etj.
Duke u kthyer tek nxjerrja në lirim e dy ushtarakëve të lartë, mendja më shkon tek udhëheqja komuniste e regjimit të vjetër, që “për të mbajtur të lartë moralin e shtetasve” të vet (dmth jo të qytetarëve, siç rrekemi në mënyrë perëndimore ta quajmë veten tonë qysh mbas rrëzimit të atij regjimi), shpikte grupin armiqësor të radhës. Edhe qeveria e sotme, përgjegjësitë për një ngjarje që meriton të shndërrohet në një “causus” publik e juridik për Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të Hagës (zhdukje e civilëve të pafajshëm), po i kërkon jashtë vetvetes, tek të tretët. Ne të njëjtën rrugë, kundërshtimet e saj për një sondazh të fundit mbi perceptimin publik rreth korrupsionit (të konfirmuar me dhjetëra dokumente, studime, sondazhe, analiza kombëtare e ndërkombëtare gjatë periudhës së tranzicionit), dëshmojnë standardet e dyfishta të saj në marrëdhënie me qytetarët. Eshtë dëshpëruese dhe sfilitëse të shohësh një kryeministër që nuk lë tribunë pa ngritur lart “fitoret” e veta në lëmin e ekonomisë dhe të mirëqenies, të luftës kundër korrupsionit apo të integrimit evropian, ndërsa vendin vuan rritjen e inflacionit dhe të papunësisë; shtimin e krimit të rrugës dhe atij të organizuar rritjen e mosbesimit publik dhe ndërkombëtar, etj.
Sipas mendimit tim, niveli i sotëm i qeverisjes pasqyron jo vetëm krizën e thellë dhe deri-diku edhe permanente të përfaqësimit të klasës politike të periudhës së tranzicionit – një motiv më shumë për instalimin e partitokracisë politike përmes ndryshimeve të fundit në Kushtetutën e vendit, përndryshe të fuqizimit të përfaqësimit të klaneve dhe të lobeve ekonomike më të fuqishme të vendit. Por kjo situatë nuk mund të shprehë edhe mungesën e opozicionit politik aq të domosdoshëm në një demokraci funksionale e të bazuar në pjesëmarrjen qytetare; “kapjen” e hershme e të vonshme të segmenteve të caktuara të saj, por edhe mungesën e vlerave të komunitetit, karakterin fragmentar të shoqërisë së sotme, indiferencën e dukshme të saj ndaj fatit të përbashkët. Kjo e fundit mbetet edhe shtrati në të cilin ngjizet përditë qeverisja e keqe, korrupsioni dhe krimi ekonomik, garancia e moszhvillimit, zhvillimit të ngadalshëm dhe problematik të vendit tonë.
Duke u kthyer te intervista e djeshme e Presidentit të Parlamentit Evropian (një figurë e rëndësishme jo pak e njohur nga politikanët e sotëm të Shqipërisë) dhe të konteksti shqiptar i periudhës mbas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, një gjë mbetet e qartë: përfundimi i tranzicionit drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë, duke përfshirë edhe atë politik vazhdon të jetë një sfidë. Më në fund, kur klasa politike “është bërë njësh”, kur qeveritarët numërojnë pambarimisht në media sukseset e qeverisjes, ndërsa opozitaret llogarisin postet imagjinare në përjetësinë që do t’ua kishin zili edhe “byroistët” e PPSH-së, kjo sfidë bëhet edhe më e madhe, por tashme si një sfidë për qytetarët dhe jo për ata që deri më sot kanë bërë sikur i kanë përfaqësuar.
Të paktën, deklarata e cituar më sipër, edhe nëse në Tiranë do të kalojë pa ndonjë reflektim zyrtar apo informal qeveritar apo opozitar (si shumë të tjera), një gjë është sigurt: Bota e qytetëruar, qeveria e Evropës së bashkuar e njeh klasën tonë politike.
Ndoshta ky është edhe ngushëllimi i vetëm në fund të këtij udhëtimi.