Prilli dhe Kalluci…
Martin Leka
Prilli ka qenë vazhdimisht i “varfër” në “ditarin enciklopedik” të datave të shënuara. Po të mos pushtonte Shqipërinë Musolini më 7 Prill, po të duronte edhe pak ditë e të mos kishte dhënë frymë Enver Hoxha më 11 Prill dhe po të mos bënin pakt Sali Berisha me Edi Ramën për të “sakatosur” Kushtetutën më 21 Prill, ky muaj do na kishte mbetur vetëm me ditën e Rrenave, 1 Prillin Nuk di se ç’dreq i lidh bashkë këta njerëz, por të paktën Rama e Berisha, nuk kishin nevojë të na shtonin një datë tjetër kujtese në këtë muaj, përpos 1 Prillit, “festë” e cila i lidh mjaft: ata janë rrenacakë të mëdhenj! Mjafton t’i hedhim një retrospektivë fjalimeve e deklaratave të tyre të mëparshme lidhur me qëndrimin ndaj mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe do të shikoni se sa rrenacakë janë këta të dy.
Qysh pas fitores së zgjedhjeve të korrikut 2005, kreu i maxhorancës së djathtë hodhi idenë e zgjedhjes së Presidentit nga populli. Në fakt, me këtë deklaratë, Berisha ndjeu se në kushtet e një maxhorance të brishtë, të qepur me “arna” aleatësh politikë – natyrorë e mutacione - i vetmi ngërç nga ku mund të rrezikohej qeverisja e tij ishte moment i zgjedhjes së Presidentit të vendit. Për të mos rrezikuar qeverisjen, e vetmja zgjidhje do të duhej të ishte një amendim i Kushtetutës dhe delegimi i votës tek qytetarët. Kjo në fakt do të ishte zgjidhja më e mirë politike dhe në këtë rast, askush prej faktorëve politikë nuk do të kishte kurrfarë lloj alibie për të kundërshtuar një ide kaq fondamentale në demokraci: demokracinë direkte. Çdo kundërshtim për efekte propaganda politike do të ishte një kakofoni dhe askush nuk do të mund ta qortonte Berishën për delegimin e votës tek qytetari për t’u shprehur për zgjedhjen e kreut të shtetit, atë që me Kushtetutë, sanksionohet si simboli i unitetit të popullit.
Ndërsa afrohej dita e zgjedhjes së Presidentit dhe duke pasur “nëpër këmbë” ish-liderin historik të socialistëve me ambicie të palëkundur për t’u zgjedhur në këtë post, ndoshta nga frika e një “marrëveshjeje mes tij e Berishës”, idenë e zgjedhjes së Presidentit nga populli nuk e kundërshtoi as Rama, me shpresë se edhe në këtë rast, kushdo le të zgjidhej, përveç Nanos.
Përmes këtyre kalkulimeve politike të dy liderëve respektivë të PD-së e PS-së, kalkulime që në themel kishin vetëm ruajtjen e pushteteve të tyre, erdhi edhe dita kur këta dy “armiq” të egër të zbuteshin me njëri-tjetrin, zbutje që i tejkaloi kufijtë e imagjinatës politike dhe frymës të cilën na kishin shpalosur përmes akuzave ndaj njëri-tjetrit. U zbutën gjer në “dashuri” dhe vendosën të prishnin konsensusin popullor, i cili në vetvete qëndronte edhe përmes mosprekjes së nenit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nga populli, me 84 vota të 140 deputetëve. Më 21 prill, këta të dy urdhëruan deputetët “nën hyqëm” dhe zgjedhjen e Atij që përfaqëson me Kushtetutë simbolin e unitetit të popullit, e gjymtuan me gjysmën e votave të deputetëve. (Harrova, plus një deputet, Dushku a Rrushkulli?!)
Kështu pra, 21 Prilli do të mbetet në kalendarin tonë si dita e dhunimit të Aktit Themeltar të Shtetit apo si dita e injorimit të votës së qytetarëve shqiptarë…
* * *
Mitingjet “live” kisha shumë kohë pa i ndjekur, që nga koha kur si reporter isha i detyruar për efekt profesioni. Kur kolegët dhe miqtë e mi, A. Zheji dhe A. Stefani më nxitën të merrja pjesë në mitingun promovues të nismës për referendum kundër ndryshimeve të befta (pabesa) kushtetuese të 21 Prillit në kuadër të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, dilema e vetme ishte mendimi i gabuar për “indiferencën” që mund të kishin qytetarët për t’u mbledhur në një shesh kaq të madh, të cilin edhe vetë të majtët, në kulmin e opozitarizmit, e kishin “frikë”. U zhgënjeva në fakt me mosbesimin. Duke parë një det të tërë njerëzish të moshave, profesioneve e interesave e shtresave të ndryshme sociale që dalin në shesh jo për vota partie, por për votën e tyre, kupton se sa e brishtë është ende demokracia në këtë vend edhe pas rreth dy dekadash rropatje në tranzicion. Nuk po zgjatem me mitingun e madh në sheshin “Skënderbej”, pasi nuk është ky qëllimi. E zgjodha këtë moment për të krahasuar “diversionin” që bëhet në kësi rastesh, të nxitur nga politika mjerane. Nuk është e vështirë të identifikosh sponsorizuesit në këtë rast, por gjithë “kundërofensiva” ndaj një proteste masive, qytetare e legjitime, u bazua në një detaj që vinte nga province: një kryetar partie i degës së LSI-së në Fier, një ndër partitë iniciatore të aleancës për referendum, Kalluci, u tha se kishte ikur nga kjo parti dhe ishte anëtarësuar në PS bashkë me 300 a 400 vetë?!... Sa bajate e mistrece kjo lloj politike?! Dhe sa injorante, kur e zgjedh këtë “lajm” në ditën kur miliona vetë kanë parë me sytë e tyre sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me njerëz që protestojnë kundër ndryshimeve që cenojnë themelin e shtetit, Kushtetutën?!...
Ndoshta, Kalluci nuk e di ç’është Prilli, “i thyer” në ditën e 21-të?!...