Vrasja e emigrantit, zbulohet i dyti
KORÇE – Në makinën ku u vra emigranti 49-vjeçar Medi Laho dy javë më parë në Qafën e Qarrit në Ersekë ndodhej edhe një person i tretë.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë organit të akuzës së Korçës. Sipas këtyre burimeve, hetimet e kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 20 prillit në Qafën e Qarrit kanë nxjerrë fakte të reja të cilat vërtetojnë së krimi ka qenë i paramenduar dhe i përgatitur. Sipas këtyre burimeve, janë siguruar prova se në makinën ku udhëtonte viktima Laho dhe i arrestuari si i dyshuar për vrasjen e tij, Kelment Kaçolli, ka qenë edhe një person tjetër i implikuar në krim. Bëhet e ditur se para disa ditësh grupi hetimor që po punon për këtë ngjarje ka bërë një eksperiment në vendin, ku është kryer prita për emigrantin Laho. Pranë grupit të hetimit ky eksperimentim ka vërtetuar se Kaçolli nuk ka pasur mundësi teknike për të kthyer autoveturën mbrapa që më pas të vazhdonte udhëtimin me viktimën deri në spitalin e Korçës. Ka qenë dikush tjetër që ka luajtur këtë rol, por që ka “dalë” nga skena pikërisht kur është bindur se Laho kishte ndërruar jetë dhe se detyra e tij kishte përfunduar. j.gj.