E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet, Berisha: Te nderhyjme ne Bune, kontaktoni malazezet

SHKODER- Kryeministri Berisha kerkon nisjen e procedurave për të ndërhyrë në lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën. I pranishëm sot paradite në mbledhjen e shtabit të Emergjencës në Shkodër Berisha urdhëroi sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna. Aktualisht fryrja e lumit Bunë ka bërë që uji të vershojë në lagjen Bahcallëk, në shëtitoren buzë këtij lumi, si dhe të vërshojë deri në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji, niveli i të cilit sa vjen e rritet ka hyrë dhe në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit.Kreu i qeverisë ribëri apel për evakuminin sa më parë të banorëve nga zonat e përmbytura.“Ftoj te evakuohen nje minute e me pare, Sot mendja dhe syte e shqiptarëve janë të drejtuar në këto familje të përmbytura. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën që të evakuohet. Insistoj në këtë sepse niveli i ujit është rritur dhe sa vjen e rritet.”- ky ka qenë apeli i kryeministrit Berisha i cili informoi se janë zvogëluar shkarkimet në HEC, Kreu i qeverisë pranon se situata është e vështirë por eshtë nën kontroll. “Portat e hidrocentraleve janë nën kontroll të plotë, kush përhap panik do të ndëshkohet. Nuk ka asnjë problem në kaskada”- nënvizoi Berisha. Ai theksoi më tej se do të bëhet dhe evakuim me forcë nëse është e nevojshme pasi sipërfaqja e përmbytur është katërfishuar.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›