E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet për herë të dytë, javën e kaluar mungoi Majko

21/03/2005  Sot 40-vjetori i Kombinatit të Prodhimi të Armëve

POLIÇAN – Festa e40 vjetorit të Kombinatit të Prodhimit të Armëve në Poliçan, pritet të zhvillohet sot, pas shtyrjes së saj javën e kaluar, për mungesë të ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko.

Ditën e premte ishte planifikuar zyrtarisht përkujtimi i 40- vjetorit të hapjes të Kombinatit të Prodhimit të Armëve në Poliçan, mirëpo “festa” nuk u zhvillua për arsye se në të nuk ishte i pranishëm, personazhi kryesor i kësaj feste, Ministri i Mbrotjes, Pandeli Majko. Ndërsa zyrtarët lokalë të Poliçanit, kishin organizuar gjithçka dhe banorët ishin grumbulluar në qendër të qytetit në pritje të miqve nga Tirana, prej kryeqytetit nuk mbërriti askush, përveç lajmit që ministri nuk mund të vinte dot për “arsye pune”.

Në këto kushte, banorët e këtij qyteti, si dhe ish-punonjësit e Kombinatit të Prodhimit të Armëve, nuk kanë hezituar të shkojnë përballë portës së ish-qendrës së tyre të punës, duke bërë një ceremoni kortezie përballë saj.

Kombinati i Prodhimit të Armëve, filloi nga funksionimi i tij 40 vjet më parë me objekt kryesor, prodhimin e armëve e municioneve që do të shërbenin për ushtrinë. Hapja e tij pati si fillesë edhe themelet e qytetit të ri të Poliçanit, i cili vit pas viti me zgjerimin e prodhimit, zgjeroi edhe banorët e tij.

Kombinati arriti të punësonte 7 mijë vetë, ndërkohë që qyteti ka patur afro 16 mijë banorë. Uzina ka prodhuar armën e njohur “Kallashnikov” si dhe lëndë të jera për përdorim ndërtimesh xhenjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›