“Policia na bie në qafë për të marrë ‘borxhin’”
21/03/2005 Flet tregëtari Irakli Stefani
Nuk janë të këtij mendimi tregëtarët e vegjël të bombolave të gazit. Sipas tyre, policia bashkiake dhe ajo e MNZ “u bien në qafë” sa për të marrë “borxhin” siç iu thonë ata gjobave.
Njëri prej tyre edhe pse njësinë e vet private e ka ngjitur me ish- konviktin e shkollës industriale, tashmë krejt të populluar me familjarë të familjeve ish të persekutuara, pohon se dyqani i tij nuk është i mbushur me kashtë që bombola të pëlcasë.
”Po i mbylle mirë saraçineskën dhe po nuk pati rrjedhje, atëherë asgjë nuk ndodh”, pohon Irakli Stefani, dhe bën një provë me flakë në grykën e secilës bombolë 5 kg.
Ai pohon se gazin e merr në pikën e shumicës dhe se e ka të vetmin mënyrë mbijetese.
“Punojmë për 5 lekë dhe gjithnjë unë jam i kujdesshëm pasi këtu jam edhe unë vetë që e pësoj, pohon ai. Nëse bombola ka rrjedhje, atëherë edhe në shtëpi mund të rrezikohemi”, thotë ai.
Çmimi i gazit për litër është 1 mijë lekë të vjetra dhe nuk është rritur.
“Unë e marr me bombola 25 litërshe dhe pastaj e peshoj. Policia bashkiake dhe MNZ vijnë sa herë janë keq me buxhetin e shtetit, ose të tyrin dhe nuk mendojnë se ku do të ushqehemi ne”, ka mbaruar tregtari i bombolave të gazit.