E Diel, 1 Nëntor 2026

Europianet pakete per imunitetin Ndryshoni Kushtetuten

Ekspertët evropianë propozojnë ndryshimin e Kushtetutës për t’u hequr imunitetin të gjithë zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Nga mburoja ligjore dhe politike do të përfitojnë vetëm Presidenti, Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Deputetët propozohet që të mos kenë imunitet, por ai mund të riaktivizohet nga Kuvendi në rast se hetimet cënojnë ndjeshëm funksionimin e institucionit, ose konstatohet se Prokuroria po heton në mënyrë abuzive.

Sipas Projektit të BE-së Kundër Korrupsionit, një tjetër klauzolë që propozohet është dhe shfuqizimi i nenit sipas të cilit deputeti arrestohet vetëm kur kapet në flagrancë për krime të rënda. Ekspertët evropianë propozojnë që deputeti mund të arrestohet për çdo krim në kushtet e flagrancës; qoftë edhe për ngarje makine në gjendje të dehur. Ose në rast se vendoset të mbahet neni aktual, ekspertët theksojnë se duhet të zgjerohet gama e krimeve që konsiderohen të rënda.

Drafti i PAKA-s kërkon që ky ndryshim i Kushtetutës të miratohet me një votë më të gjerë në Parlament; nga 3/5 sa është aktualisht, në votim me 2/3. Votimi propozohet gjithashtu që të mos jetë i fshehtë, por seanca të jetë e mbyllur për mediat.

Projekti Kundër Korrupsionit ul numrin e zyrtarëe që kanë nevojë për imunitet. Pa të mund të bëjnë deputetet, Avokati i Popullit, anëtarët e KQZ-së, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe gjyqtarët e të gjithë niveleve. Këto ndryshime në Kushtetutë duhet të pasohen sipas ekspertëve me ndërhyrje të tjera në Kodin Penal dhe rregulloren e Kuvendit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›