Rama me aleatet strategjia e zgjedhjeve

Kater jane garancite qe kerkon opozita per zgjedhjet e ardhshme. Garancite politike, administrative, infrastruktuore dhe ndryshimet ne kodin zgjedhor ku perfshihet edhe rregullimi i sistemit zgjedhor. Ne tryezen e rradhes se krereve te opozites, qe kete here ka qene formal dhe me i gjere ne perfaqesim se takimet e shkuara, jane hedhur piketat e reformes zgjedhore te cilat do ti behen te ditura edhe mazhorances ne ditet e ardhshme tha kreu i PSD, Skender Gjinushi.
"Me garancitë politike dhe administrative, me garancitë infrastrukturore me rregullimet që duhen bërë në kodin zgjedhor dhe në përmirësime të sistemit zgjedhor", tha Skender Gjinushi. Nje tjeter aleat i socialisteve, Spartak Ngjela thote se tryeza ka vene theksin vecanerisht te gjykatat zgjedhore, por nuk kane dhene detaje se si opozita e sheh te mundshme teknikisht nderhyrjen ne te.
"Sidomos problemin e gjykatës e pamë me një sy të vecantë. Do ti paraqesim që të gjitha, pastaj nëse e refuzon, që do refuzojë, do e shohim si do eci më tej. Megjithatë, kështu nuk hyhet në Europë", tha Ngjela. Opozitaret nuk percaktuan afat kur kjo platforme do ti dorezohet kampit te djathte, po lane te hapur se kjo do te ndodhe ne ditet ne vijim.
Rovena Mocka