E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurot “fluturojnë” jashtë vendit, kompanitë e huaja transferojnë fitimet



Kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri transferuan jashtë në formën e fitimeve 79 milionë euro për tre muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se shifra e fitimeve që po transferohen jashtë nga kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri po rritet nga viti në vit. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar ajo është rritur me 20 për qind. Vitin e kaluar në total, kompanitë e huaja transferuan nga Shqipëria 364 milionë euro, ose 6 herë më shumë krahasuar me vitin 2007. Paratë që nxorën kompanitë e huaja jashtë Shqipërisë në vitin 2009 janë sa gjysma e dërgesave që vijnë nga emigrantët. Të dhënat tregojnë se edhe kompanitë shqiptare për të njëjtën periudhë të ardhurat nga investimet e kompanive shqiptare jashtë ishin 106 milionë euro. Ekspertët thonë se tashmë shumë investime të huaja që janë kryer gjatë viteve të kaluara, kanë filluar të maturohen duke gjeneruar fitime, të cilat kompanitë i transferojnë në vendet e tyre të origjinës. Ndaj edhe tendenca e këtij zëri pritet të jetë në përkeqësim, duke paralajmëruar se më shumë valutë do të dalë nga ekonomia shqiptare në vitet e ardhshme në formën e fitimeve të transferuara jashtë, çka gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të kursit të këmbimit.

Rihapet Porti Detar i Shëngjinit, udhëtimi i parë më 26 qershor

Sezoni turistik dhe rritja e fluksit të pushuesve përfshirë dhe emigrantët të cilët vijnë nga shtete të ndryshme ka bërë që autoritetet portuale të venë sërish në funksion Portin Detar tw Shëngjinit. Burime nga ky Port bëjnë të ditur se më 26 qershor linja e tragetit Shëngjin-Bari do të rivihet në funksion të udhëtarëve nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas, duke lehtësuar punën edhe në portet e tjera të vendit. E konsideruar si porta hyrëse në veri të Shqipërisë, një vit më parë Porti Detar i Shëngjinit u kthye në pritës të emigrantëve që kishin zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet. Por vetëm pak ditë përpara ndërrimit të viteve u ndërpre linja e udhëtarëve dhe deri më sot nuk është vënë në funksion. Ndërkohë, falë një fondi prej 26 milionë lekësh të reja janë kryer përmirësi

19 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›