Studimi i ACIT: Kriza ekonomike goditi sektorin e fasonit në vend
LUSHNJË - Hajdutët hyjnë në shtëpi dhe marrin kasafortën me 12 milionë lekë, duke e braktisur disa qindra metra më larg. Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë, në lagjen “Karbunarë e Madhe” rreth orës 22:00 të dy ditëve më parë. Në këtë orë persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e qytetarit me inicialet A. M. Kur banorët kanë shkuar në shtëpi kanë parë çfarë kishte ndodhur dhe më pas kanë njoftuar policinë. “Me marrjen e njoftimit strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet hetimore rezultoi se gjatë kohës që në këtë banesë nuk ka pasur njeri, persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e jashtme të kësaj banese dhe më pas kanë marrë kasafortën që ndodhej në dhomën e gjumit, e cila, sipas deklarimeve të shtetasit A. M. në të ndodhej shuma prej 12 milionë lekësh”, - thanë burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Fierit. Menjëherë kanë nisur kërkimet dhe në vendin e quajtur “Gurorja”, rreth 500-600 metra larg vendit të ngjarjes, është bërë e mundur gjetja e kasafortës së vjedhur së bashku me shumën e lekëve. Policia tha se është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale të “vjedhjes”.
19 Qershor 2010