Eurovizionin do ta përcjellin 125 milionë shikues

Finalja e edicionit të 55-të të këngës së Eurovizionit do të zhvillohet të shtunën mbrëma në “Telenor arena”, në Oslo, ku në mesin e 25 këngëve, juria do të përzgjedhë fituesin e sivjetmë të kësaj gare.
Dje është mbajtur edhe gjysmëfinalja e dytë, në të cilën dhjetë vende të tjera kanë siguruar pjesëmarrjen në finale.
Sipas bastoreve, kandidat favorit është përfaqësuesja e Azerbajxhanit Safura, ndërsa shanse të mëdha kanë edhe përfaqësuesja gjermane Lena, Harel Skat nga Izraeli dhe Eva Rivas nga Armenia, si dhe dueti Shani dhe N'evergreen nga Danimarka.
Në finale janë Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, Turqia, Izraeli, Irlanda, Qipro, Azerbajxhani, Rumania, Armenia, Danimarka, Islanda, Rusia, Greqia, Portugalia, Bjellorusia, Belgjika, Moldavia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, si dhe finalistët direkt Britania, Gjermania, Franca, Spanja dhe Norvegjia.
Votat e publikut dhe jurisë vlerësohen në mënyrë të barabartë (50:50), ndërsa votimi i shikuesve nga 39 vendet pjesëmarrje në këtë edicion do të fillojë menjëherë pas përfundimit të prezantimit të këngëve, por secili vende nuk ka të drejtë të votojë për përfaqësuesin e vet.
Moderatorë të mbrëmjes, sikur edhe gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë këngëtarja norvegjeze, tekst-shkruesja dhe gazetarja Hadi Enxhi, udhëheqësi televiziv dhe shkrimtari Erik Solbaken, si dhe udhëheqësja më e njohur televizive në Norvegji, Nagja Hasnoui.
Organizatorët presin që finalen e garës më të popullarizuar muzikore në Evropë ta përcjellin rreth 125 milionë shikues në gjithë botën.
Vlerësohet se në “Telenor arena” do të jenë rreth 18.000 shikues, që është edhe kapaciteti maksimal i hapësirës kur janë në pyetje ngjarjet sportive.