E Diel, 1 Nëntor 2026

Eutanazi te fëmijët e sëmurë



Në Shtetet e Bashkuara përdorimi i eutanazisë te fëmijët e sëmurë pa mundësi kure nga tumori ka hapur shumë polemika, sidomos pas publikimit të një kërkimi në numrin e fundit të “Arkiva e mjekësisë pediatrike dhe adoleshente në SHBA”. Sipas studimit, 13 për qind e prindërve i kanë thënë po vdekjes së ëmbël për fëmijët e prekur me tumor. Kështu lindi polemika e madhe: të ndihmosh një fëmijë që po vdes nga një tumor i pashërueshëm t’i japë fund dhimbjeve, apo të përdorësh morfinën për të qetësuar dhimbjen. 13 për qind e prindërve pranojnë se e kanë menduar mundësinë e lehtësimit të vdekjes së fëmijëve të sëmurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›