E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton në Kili për ndihmën amerikane



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton ka mbërritur dje në Kili për të bërë më të prekshme ndihmën e SHBA-së për vendin e goditur tragjikisht nga tërmeti. Ajo ka çuar pajisje të nevojshme komunikuese dhe teknikë. Sipas Klinton, kjo ishte instalimi i parë i ndihmës substanciale amerikane. Ndërkohë numri i viktimave në Kili ka shkuar në 723, por pritet të shtohet. Për popullsinë situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pa energji dhe në përfundim të rezervave të ushqimit. Në Concepsion njerëzit luftuan me njëri-tjetrin për ushqimin dhe u vunë zjarrin dyqaneve. Për të dytën natë radhazi, ushtria ka qenë në rrugët e qytetit dhe ndalim-qarkullimi është ende në fuqi. Mes qyteteve Concepsion dhe Santiago është vendosur një urë lidhëse ajrore, përmes së cilës janë dërguar në zonat e prekura 300 ton ndihma, ndër ato edhe 120 ton ushqime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›