Nga qielli bien peshq
Në një fshat australian, Lajamanu, me 669 banorë, ndodh një fenomen i çuditshëm, fillon papritur të bjerë shi dhe bashkë me të bien peshq, disa prej të cilëve ende gjallë. Ky fenomen meteorologjik nuk ndodh për herë të parë në këtë territor. Sipas meteorologëve, peshqit e vegjël, të bardhë apo me vija, janë përthithur lart kur ka pasur stuhi apo mini-tornado dhe më pas janë lëshuar në tokë. Mark Kersemakers, nga Agjencia australiane e Meteorologjisë thotë se “Stuhia mund të ketë tërhequr lart peshqit për më shumë se 15 kilometra. Sapo janë ngjitur lart peshqit kanë ngrirë. Dhe pas pak janë lëshuar poshtë”. Fenomeni ka ndodhur edhe dy herë të tjera në këtë fshat, në vitin 1974 dhe në 2004.