E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e Obamës, pa alkool dhe pa cigare



Obama, Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë i ka shpallur luftë vetes kundër duhanit dhe alkoolit. Presidenti amerikan, sportiv dhe në peshën e duhur, duket se gëzon shëndet të mirë. Por mjekët e Shtëpisë së Bardhë nuk mendojnë kështu. Pasi kanë rivlerësuar analizat e fundit të Presidentit, mjekët e kanë “urdhëruar” që të pijë më pak alkool dhe të eliminojë duhanin. Përveç kësaj, Obamës i duhet të ulë nivelin e kolesterolit në gjak. Pikërisht si pasojë e kësaj, numrit një të Shtëpisë së Bardhë i është dashur të bëjë shëtitje mbrëmjeve duke evituar përdorimin e makinës. Për të lënë cigaren, Presidenti ka vendosur të përdorë çamçakëzë me nikotinë. Dëshira për të lënë duhanin ka nisur që në vitin 2007 për Obamën, kur në shfaqjen e David Letterman, ai tha se kishte vendosur ta linte duhanin për të plotësuar dëshirën e gruas së tij, Michelle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›