E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Alikaj, kthehet përfundimisht

 

Shkrimtarja Virxhinia Ulf ka kthyer përgjithmonë në Shqipëri aktoren Eva Alikaj. E përzgjedhur me emergjencë për të zëvendësuar aktoren Luiza Xhuvani, e cila do të luante në dramën e Eduard Olbit, Alikaj, duket se nuk do të largohet më nga Tirana. Edhe pse nuk dëshiron të flasë shumë për veprën, e cila do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori maqedonas Kushtrim Bekteshi, aktorja, e cila për vite me radhë është përpjekur të çajë në botën e teatrit austriak, pranon për mediat se tanimë është kthyer në Tiranë dhe është e hapur për çdo ofertë që do t'i bëhet. Drama "Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf" mendohet të jetë premiera që do të hapë sezonin e Teatrit Kombëtar. Në krah të Eva Alikajt interpretojnë edhe aktorët Ndriçim Xhepa, Elidon Fino e Eftiola Laçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›