E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shqiptar shuan Shpresën e Bushatit

 

Ka rezistuar vetëm 3 minuta Shpresa e Artan Bushatit në Vjenë ndaj homologëve austriakë. Dhe për më keq në harkun e 10 minutave kapitullon përfundimisht. Një dopietë e kosovarit Atdhe Nuhiu dhe një gol i Vieman sigluan fitoren e dytë për Austrinë dhe humbjen e tretë për Shpresat e Shqipërisë në katër ndeshje të zhvilluara deri tani për kualifikimet e evropianit të 2011-ës. Në përfundim të pjesë së parë nderin e “kuqezinjve të vegjël” e ruajti 18-vjeçari vlonjat, Odise Roshi, i cili ishte edhe një prej më të mirëve të skuadrës sonë. Ëndrra zgjati vetëm tre minuta, pasi Atdhe Nuhiu kaloi në avantazh skuadrën austriake. Dy minuta më vonë ishte Vienman ai që dyfishoi rezultatin dhe vetëm 8 minuta më pas sërish Nuhiu trefishoi. Shqipëria dorëzon armët. Të vetmit që mundohen të mbajnë ritmin lart janë malota, Karabeci dhe Roshi. Mungon reparti i mbrojtjes, mungon mesfushë si dhe stonon shumë loja e Januzit, në një ditë të zezë. Në mbyllje të pjesës së parë Roshi shënoi edhe golin e vetëm për Shqipërinë, e cila në 45 minutëshin e dytë nuk mundi të bëjë asgjë më shumë se të mbrohet për të mos pësuar një goleadë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›