Eva Mendes, dëshiron të bëhet yll roku
Aktorja e Hollivudit, Eva Mendes, është një adhuruese e çmendur e muzikës rok. Bukuroshja hollivudiane është shprehur se dëshira e saj sekrete është të menaxhojë grupin e saj rok deri në maje të suksesit, por karriera e saj si aktore po e pengon në këtë drejtim.
“Muzika është shumë e rëndësishme për mua. Unë vazhdimisht shkoj dhe shoh bendet ‘live’ kur nuk punoj. Për momentin po mendoj të menaxhoj një bend, por thjesht nuk kam gjetur kohën e duhur. Ndoshta një ditë do ta arrij të realizoj këtë dëshirë”, ka thënë aktorja 36-vjeçare.
14 Gusht 2010