Evazioni fiskal, furtunë shkarkimesh në Tatime
Katër drejtues të Tatimeve në qarkun e Dibrës janë shkarkuar, pasi kanë lejuar evazion fiskal. Drejtori i përgjthshëm i Tatimeve, shpjegon akuza u vërtetua pas kontrolleve, ku rezultoi se shumë biznese nuk paguanin detyrimet.
DIBËR- Shkarkohen 4 drejtues të lartë të administratës tatimore në rrethin e Dibrës. Arsyeja është lejimi i evazionit fiskal ku janë konstatuar rrjedhje të subjekteve private në shlyerjen e detyrimeve tatimore. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani. Ai shpjegon se ka patur sinjalizime dhe më pas edhe nga kontrollet u verifikua se shumë biznese në këtë qark nuk paguanin detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore të punonjësve.
Në këto kushte u shkarkuan nga detyra , Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të qarkut të Dibrës, Gazmir ZenelHasani, drejtori i kontrollit, Taxhedin Saraci, drejtori i vlerësimit Fitim Faruku dhe Urim Reci.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Papajani shpjegon se për drejtimin e administratës tatimore në Dibër janë dërguar 3 specialistë nga Tirana, ndërkohë që gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëhen edhe emërimet e reja. (e.n/News24/BalkanWeb)