MASH uron studentët për vitin e ri akademik
TIRANE- Një ditë nga fillimi i vitit te ri akademik, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj uron studentët dhe pedagogët për një vit të mbarë. Në një prononcim për median ministri Tafaj rreshtoi disa nga arritjet e paraardhësve të tij në arsimin e lartë duke vënë theksin tek liberalizimi i universiteteve. Sipas Tafaj këtë vit pritet të fillojnë të gjitha studimet e parashikuara në Kartën e Bolonjës.
Ministri i Arsimit tha se brenda vitit pritet të përfundojë klasifikimi i universiteteve për nga cilesia e diplomave ndërsa një tjetër reformë do të jetë edhe autonimia financiare e universiteteve publike.
Në këte vit te ri akademik ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve 30 mijë studentë ndersa së bashku me vitet e tjera numri i studenteve shkon në 120 mije. Ministri Tafaj tha se ne vitin akademik 2013-2014 numri i studenteve do të shkojë në 150 mijë.
(s.g/balkanWeb)