E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 28 qershorit, më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri

Edhe OSBE rikonfirmon qëndrimin për zgjedhjet, izolohet përfundimisht opozita

Zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare, Wolfgang Grossruck, në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Athinë, vlerësoi procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, si më se të rregullt dhe brenda standardeve të OSBE/ODIHR.

Zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, deklaroi dje, në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Athinë, se zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri.
Grossruck, në cilësinë e kreut të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, duke raportuar në seancën e pasdites së sotme të Komitetit Drejtues të Asamblesë, tha se, “Shqipëria ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh përpara në drejtim të demokracisë. Ne të gjithë ramë dakord se këto janë zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri, madje më të mira se ato të vitit 2005”.
Në prezantimin e tij për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri Grossruck falënderoi për bashkëpunimin autoritetet shqiptare, Ministrinë e Brendshme, KQZ-në, Prezencën e OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bosch.
Duke folur për disa nga problemet e hasura gjatë votimit si procedura e komplikuar e numërimit dhe fakti që u deshën tre javë për të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, Grossruck tha se, “ne konsiderojmë se disa probleme që konstatuam duhet të zgjidhen deri në zgjedhjet e ardhshme”.
Ai e vlerësoi misionin e OSBE-së në Shqipëri si një mision plotësisht të suksesshëm dhe uroi që pas suksesit të këtyre zgjedhjeve, “Shqipëria të ecë më tej në vazhdën e këtij suksesi në rrugën e demokracisë”.
Në konkluzionet e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,  Joao Soares, e konsideroi një sukses misionin vëzhgues të OSBE-së në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, dhe falendëroi kolegët pjesëtarë të misionit për punën e bërë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›