E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftohtësia e një vize Shengen

1. Ngritja e ftohtësia e “Murit Shengen” nuk është qëndrim zyrtar institucional i BE-së, (i të gjitha vendeve të saj), po ende njerëz, rryma e qarqe të caktuara veprojnë jo në të mirë të Shqipërisë e Shqiptarëve për ta mbajtur të “ngrirë’” rrugëtimin tonë (road-map) drejt Lëvizjes së Lirë, duke na krijuar vonesa, përveçime e mënjanime (!). E si mund të ndodh kjo kur: E para: Republika e Shqipërisë është i 59-ti shtet në botën e sotme (nga 192 shtete antare në OKB), që e ka shpallë Pavarësinë e saj Kombëtare (28.11.1912), çka do të thotë: edhe para disa vendeve antare të Bashkimit Europian apo të disa shteteve që e kanë të legalizuar Liberalizimin e Vizave  apo presin ta kapërcejnë më  1 janar 2010 “Murin Shengen”. E dyta: Në Republikën e Shqipërisë mbi 94 për qind e popullsisë janë “pro” integrimit në Bashkimin Europian, ndërkohë që disa vende ballkanike e europiane janë në shifra më të ulta apo në rënie para apo pas dhënies së statusit të vendit kandidat, etj.dhe aktualisht ndodhen në pozita më të privilegjuara për Lëvizjen e Lirë të shtetasve të vet. Vetëm me 55.5 për qind të votave të Referendumit të 21 majit 2006 Mali i Zi u deklarua botërisht (më 03.06.2006) si Shtet i Pavarur e Sovran, ndërsa Shqipërisë  me një përqindje kaq të lartë  “pro” për në BE nuk i mundësohet kapërcimi i “Murit Shengen”.
Edhe Maroku në Afrikë, që laget nga ujrat e Mesdheut, ka aplikuar prej vitesh për antërsim në Bashkimin Europian, kurse Republika e Serbisë premton aplikimin vit pas viti në elektoriadat e saj e tribunat e Europës, po, megjithatë, e merr  të drejtën e Lëvizjes së Lirë në Shengen. E treta: Pritet të “bymehet” gjeopolitikisht “Zona Shengen” edhe me shtete të tjera europiane, si Lihtenshtejn e Qipro (2010), Rumania e Bullgaria (2011), po  edhe  disa shtete ndodhen “de facto” në këtë zonë si: Monako, Lihtenshtejni, Vatikani e San Marino, etj. ndërsa, nga ana tjetër Bashkimi Europian po “tkurret” përsa i përket rastit të veçantë të Republikës së Shqipërisë (!). E katërta: Republika e Serbisë e kapërcen “Murin Shengen” më 1 janar 2010, ndërsa  Republikës së Shqipërisë i ka ngritur një “mur me mina“, një “Berlin të Dytë”, (mendohet të hiqet deri në vitin 2010) duke iu kufizuar e rrezikuar Lëvizjen e Lirë Shqiptarëve në të dy anët e kufinit shtetëror. Përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, edhe deri edhe në 20 km në tokën e Republikës së Shqipërisë, ka minuar edhe me mina anti-njeri, veçanërisht më 1999, mbi 15.250.000 m2 (në 121 km gjatësi me 102 fusha të minuara të lokalizuara). E, në këtë “kufi më mina”, (vetëm nga Republika e Shqipërisë) janë vrarë 34  shqiptarë, plagosur 238, nga të cilët 72 fëmijë, (mbetur të gjymtuar, pa dorë, pa këmbë...!). Ndër të plagosurit janë edhe 13 policië të ruajtjes së kufirit (!) Mbi 40 mijë banorë të fshatrave e bjeshkëve përrreth kufinit të minuar (si dikur në Kursku në BRSS) e kanë lëvizjen e kufizuar e me rrezik për jetën e tyre, kanë vite që nuk i shfrytëzojnë tërësisht tokat, kullotat e pyjet prej rrezikut të minave të serbëve të privilegjuar me „Shengen“ edhe nga Europa e Bashkuar e shek. XXI. Miliona dollarë e euro ka dhënë bota euro-atlantike për të ç’minuar këtë “Mur Berlini”, biles, para disa ditësh, Gjermania  investoi edhe 2.8 milionë Euro. E pesta: FYROM-i fqinj, që ende nuk ia dinë emrin e vet të saktë, që ndodhet në krizë e plasaritur të identitetit të vet, që  ka vrarë e zhdukur, plagosur e burgosur nga Pavarësia (1991) e deri te “Enciklopedia” (2009) më shumë shqiptarë etnik në shtetin FYROM se sa numërohen  në Luftën Gjeorgji-Rusi (2008) e fiton të drejtën nga BE për Lëvizjen e Lirë të Qytetarëve të saj. E ky FYROM që “korr” fryte” të integrimeve euro-atlantike e “mbjellë” ç’akordime me fqinjtë, i ka vrarë shqiptarët në shtetin e vet për të vetmin fakt, se kërkojnë ato që i ka standarte BE për të gjitha shtetet, si Gjuhën Shqipe, Flamurin, shkolla shqipe, pjesmarrje si shtet-formues në Qeverisjen e vendit, etj. Po ky FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), e përkdhelura e shek. XXI, që kur ka shpallë Pavarësinë nga RSFJ më 1991 nuk derdhi asnjë pikë gjaku të shtetasve të saj, i ka vrarë 63 shqiptarë (plagosur dhjetra të tjerë) të Republikës së Shqipërisë, duke ua mohuar Lëvizjen e Lirë  me marrje jete njerëzore të pafajshme(!). E pse? Vetëm  ngaqë shkonin në anën tjetër të tokës etnike shqiptare për të parë njerëzit e gjakut e trungut të vet familjarë, për të rikthyer në shtëpi bagëtitë që e „kalonin“ kufinin, etj. Vetëm nga fshati Rajca i Librazhdit kufitar kanë vrarë 14 vetë, ku, të parin, Florian Shkallën, në vitin 1991(!). E gjashta: Tragjedia e Shqiptarëve për të kapërcyer “Murin Shengen” është e përmasave ballkanike e europiane, është ajsberg, ka viktima edhe më shumë se ndonjë luftë (!). a)-Nga viti 1993 deri më 2005, në ujërat e deteve Adriatik e Jon, kanë humbur jetën 293 shtetas shqiptarë (flitet edhe për më shumë, po të paevidentuar) (!) Ndërsa Kroacia, kur shpalli pavarësinë e saj më 1991 (ende pa hyrë në luftën frontale me Serbinë) ka 300 të vrarë. b)- Më 28 mars 1997 humbën jetën në detin Jon 84 shqiptarë (mes tyre edhe gra e fëmijë) me anijen “Katri i Radës” (!). Më 9 janar 2004 në thellësitë e Karaburunit humbën jetën 21 shqiptarë (14 prej tyre gra e fëmijë), ku mbijetuar nga ky eksod 36 prej tyre. Po sa viktima kishte lufta 10-ditore (27 qershor – 6 korrik 1991) Serbi-Slloveni, pasi kjo e fundit e shpalli pavarësinë e saj?  Serbia, ushtria më e fortë e Ballkanit, kishte rreth 40 të vrarë, ndërsa Sllovenia nga 3 deri në 8 vetë (duke evidentuar njësitë territoriale, civilë, etj.).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›