Evazioni fiskal, tatimet nisin kontrollin ndaj depove farmaceutike
Drejtoria speciale e Investigimit do riverifikojë bilançet e grosistëve të ilaçeve. Ky është hapi i parë i planit ndërsa do vazhdohet me grosistët dhe importuesit e tjerë
Tiranë - Drejtoria e Investigimit të Tatim-Taksave e udhëhequr nga Agim Shehu, ka nisur “filtrimin” e të dhënave zyrtare të paraqitura nga grosistët e farmaceutikës në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda këtij institucioni të cilat kanë pohuar se “u është dërguar nga një letër njoftuese shumicës së pronarëve të depove farmaceutike në vend dhe importuesve të ilaçeve për të riparë bilancet e tyre”. Sipas të njëjtave burime ky do të jetë vetëm hapi i parë i planit të punës që njësia e Investigimit ka hartuar ndërsa më vonë do të operohet dhe në kontrollin e grosistëve të tjerë që operojnë në fusha dhe sektorë të ndryshëm. Shmangja e detyrimeve fiskale dhe “kopsitja e paligjshme e bilanceve” duket se do të jetë dhe objektivi kryesor i këtij grupi pune, që është ngritur me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Sipas të dhënave të siguruara nga Tatim-Taksat, riverifikimi i bilanceve të grosistëve është më se i nevojshëm në kushtet kur janë raportuar disa shmangie nga këto detyrime të këtyre grosistëve sidomos në rrethet e vendit.
Shmangia
Sipas burimeve nga Tatim-Taksat, luhatjet më të mëdha në bilance dyshohet se janë kryer në rrethet e vendit. Kjo mendohet se ka ardhur falë “bonsensit” që kanë gjetur grosistët me operatorët lokalë të degëve të Tatimeve në rrethe. Pikërisht për të zbardhur këtë raport mes palëve drejtoria e Investigimit financiar në Tiranë ka vendosur të kryejë riverifikimin e bilanceve, ndërsa burimet sigurojnë se atje ku do të konstatohen shmangie dhe “tolerime” do të ketë menjëherë ndjekje penale për shpërdorim detyre për të gjithë ata punonjës lokalë të tatimeve që i kanë lejuar këto shkelje. Drejtoria e re e Investigimit ka më shumë fuqi ligjore për të ndërhyrë, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal, me çfarëdo mjeti të mundshëm. Për të bërë më të qartë rolin e investigimit në tatime, Pak kohë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili përcakton qartë funksionet e njësisë që drejtohet nga Agim Shehu, nëndrejtor i përgjithshëm i Tatimeve (ish- zëvendësministër i Brendshëm dhe Drejtor i Policisë në vitin 1997). VKM-ja përcakton se do të krijohet një fond i veçantë për bashkëpunëtorët në tatime, të cilët për informacione të ndryshme rreth bizneseve që shkelin ligjin, do të marrin pagesa.
Kompetencat
Drejtoria e Investigimit ka drejtë të kryejë edhe përgjime ndaj atyre bizneseve që paraqesin prova të evazionit fiskal. Nëse një individ dërgon në tatime informacion që lidhet me x subjekt privat, p.sh për numrin real të punonjësve, detyrimisht, ky bashkëpunëtor merr shpërblim. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është përgjegjëse për drejtimin, në mënyrë të unifikuar të strukturave të hetimit tatimor. Drejtoria e Hetimit Tatimor varet nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Operacional, Adem Rrenga, dhe përgjigjet para drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, për të gjithë veprimtarinë e strukturave të hetimit tatimor. Me propozim të ministrit të Financave, qeveria vendosi t‘i japë Drejtorisë së Hetimit Tatimor detyra që lidhen me parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tatimeve dhe të taksave, si dhe të bëjë hetimin paraprak të veprave penale. Drejtoria mund t‘i rekomandojë kreut të Tatim-Taksave, marrjen e masave në mbrojtje të sistemit tatimor nga mashtrimet, evazioni fiskal dhe veprimtaria kriminale. Gjithashtu, kjo strukturë, mbledh, përpunon, ruan, shfrytëzon dhe shpërndan informacionin për shkeljet e dyshuara, të mundshme ose faktike, në fushën e tatimeve dhe të taksave nga subjektet tatimpaguese.
Vendimi, drejtoria e Investigimit Financiar mund të përgjojë të dyshuarit
Drejtoria e Investigimit Financiar mund të marrë të dhëna nga burime legale ose nga bashkëpunimi i fshehtë me individë. “Bashkëpunimi i fshehtë me individë, shtetas shqiptarë apo të huaj, bëhet kurdoherë me marrëveshje, në bazë të vullnetit të lirë, pa shpërblim ose me shpërblim, duke ruajtur kurdoherë, sekretin e marrëveshjes dhe të informacionit”, -citon VKM-ja që rregullon veprimtarinë e kësaj drejtorie. Tashmë tatim-taksat bashkëpunojnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, njësinë e pastrimit të parave, Policinë e Shtetit dhe shërbimet e tjera inteligjente, duke shkëmbyer informacione, duke dhënë ose marrë ekspertiza të kualifikuara, në funksion të zbulimit të krimeve në fushën e tatimeve, pastrimit të parave etj. Për këtë ajo cakton punonjës të specializuar, për të bashkërenduar punën me këto institucione. Punonjës të autorizuar të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë të drejtë të thërrasin për të pyetur përfaqësues të subjektit tatimpagues, dëshmitarë ose shtetas të tjerë, që kanë dijeni për vepra penale në fushën e tatimeve dhe të taksave. Këta punonjës mund të këqyrin objektet ku ndodhen dokumentet dhe mallrat, që shërbejnë si burim prove për hetim, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale dhe duke hartuar dokumentet e duhura, që parashikon ky kod. Punonjësit e njësive të hetimit tatimor për sigurimin dhe hetimin e veprave penale, fiksimin dhe dokumentimin e provave, kanë të drejtë të përdorin mjete teknike dhe elektronike, të posaçme. Llojet e mjeteve dhe rregullat e përdorimit të tyre përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Drejtuesit e strukturave të tjera, brenda sektorit tatimor, bashkëveprojnë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, duke dërguar atje materiale dhe informacione për subjekte të veçanta tatimpaguese, për të cilat dyshohet se mund të kryejnë ose kanë kryer evazion fiskal ose mashtrim tatimor.
Evazioni fiskal, qeveria e kishte prioritetin e katër viteve
Një tjetër institucion i rëndësishëm që “gjurmon” evazionin fiskal është ekipi i Task -Forcës i krijuar pranë prokurorisë së Tiranës, tashmë i shtrirë edhe në pesë rrethe të vendit. Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilësuar punën e Task- Forcës për luftën kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal si një ndër shtyllat e suksesit në mbledhjen e të ardhurave. “Në këtë kuadër organizimi i këtij komisioni të përbashkët hetimor ka luajtur një rol të rëndësishëm për të dekurajuar veprimtarinë joligjore të agjentëve ekonomikë dhe çdo aktivitet kriminal në fushën e ekonomisë”, ka theksuar Bode lidhur me këtë strukturë. Sipas tij, angazhimi i administratës fiskale, reformat e ndërmarra në fushën fiskale, kanë mundësuar që të arrihet ky objektiv përmes një politike që ka synuar uljen thelbësore të taksave. “Shqipëria në harkun e tre viteve ka ulur më shumë se dy herë barrën e taksave mbi ekonominë, mbi biznesin për të krijuar në ekonominë shqiptare një ambient inkurajues për rritjen e investimeve direkte në ekonomi, të huaja dhe të brendshme”, -theksoi ai vetëm dy muaj më parë. Rreth 50 subjekte “VIP” janë ndëshkuar në vitin 2008 nga Policia Tatimore, pasi nuk kanë shlyer faturat tatimore apo sepse kanë trukuar bilancet e tyre. Megjithatë ndonëse ky ka qenë një prioritet i qeverisë duket se nga ana e biznesit në vend ka pasur një pakënaqësi të madhe për mënyrën subjektive dhe selektive të vendosjes së gjobave. Si një pikë mjaft e kontestuar nga biznesi, është edhe fakti që ligji aktual u jep Tatimeve të drejtën për të përcaktuar me metoda alternative vendosjen e gjobave të ndryshme në rast se ata vetëm dyshojnë për evazion fiskal te një subjekt biznesi. Një gjë e tillë e kthen administratën tatimore automatikisht në hetuesi. Por biznesi pretendon se një vendim i tillë është arbitrar dhe nuk mund të vendoset në mënyrë apriori nga Tatimet dhe atëherë kur nuk kapet evazion konkret.
7 Korrik 2009