E Diel, 1 Nëntor 2026

Prençi me drejtorët e qarqeve: Policia qëndrim korrekt në fushatë e zgjedhje

 

TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, zhvilloi dje një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe, me drejtuesit rajonalë të Policisë Kufitare e Migracionit për të analizuar veprimtarinë e policisë para dhe gjatë procesit zgjedhor. Në takim me drejtuesit lokalë të policisë, Prençi vlerësoi se efektivat blu mbajtën qëndrim korrekt dhe të bazuar në ligj para dhe gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor, duke shënuar kështu përparim të dukshëm në raportin e policisë me zgjedhjet. Në takim u theksua se kjo u bë e mundur me mbështetjen dhe bashkëpunim e Prezencës së OSBE-së, Misionit PAMECA III, Programin ICITAP, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, me të cilat u përgatit programi i trajnimit për punonjësit e policisë të të gjitha niveleve. Me fillimin e fushatës elektorale në të gjitha strukturat vendore dhe qendrore të policisë u ngritën Grupet e Koordinimit dhe Drejtimit, grupe të cilat çdo ditë ndoqën nga afër situatën e rendit dhe monitoruan shërbimet e policisë që u aktivizuan për sigurimin e 1233 aktiviteteve elektorale të zhvilluara nga subjektet e ndryshme, ku janë aktivizuar 8054 punonjës policie, 1270 automjete, duke kryer rreth 2097 orë shërbimi. Gjatë ditës së zgjedhjeve më 28 qershor 2009 dhe deri më datë 1 korrik 2009, shërbimet e policisë kanë realizuar 22 ndërhyrje në Qendrat e Votimit dhe në Vendet e Numërimit të Votave me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Komisioneve Zonalë të Administrimit të Zgjedhjeve. Kryepolici Prençi falënderoi drejtuesit e policisë, të cilëve u kërkoi t’i transmetojnë vlerësimin të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor.                       t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›