Guardiola, më i miri në botë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola vazhdon të koleksionojë çmime. Kësaj radhe, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në futboll (IFFHS) e ka shpallur atë trajnerin më të mirë të vitit në botë.
Guardiola mori 201 pikë në votimin nga ekspert e 81 shteteve në të gjitha kontinentet që morën pjesë në këtë zgjedhje vjetore.
Strategu i gjigantit katalan, në moshën 40 vjeq, falë sukseseve të jashtëzakonshme të arritura edicionin e kaluar me Barcelonën përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligan, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror të klubeve, është sërish trajneri më i mirë në rruzull dhe tejkalon kampionin e vitit të kaluar, rivalin e tij nga Real Madridi, Jose Mourinho.
Portugezit i takoi pozita e dytë me 112 pikë. Dy trajnerët e skuadrave dominuese nga futbolli spanjoll përfunduan para një ‘veterani’, menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson me 107 pikë.
Strategu skocez pas vetes la rivalët e tij nga skuadrat e tjera konkurrente për titull në Premierligë, menaxherin e Chelseas, Andre Villas Boas (78) dhe strategun e aktualisht liderit Manchester City, Roberto Mancini (45). Më pas vijnë në pozitën e gjashtë trajneri i Santosit, Muricy Ramalho me 20 pikë, Ivan Jonanoviç nga APOEL me 11 dhe Jorge Luis Sampaoli nga Universidad de Chille, po ashtu 11.
Top 10-shja kompletohen nga trajneri i Sporting Lisbonës, Domingos Jose Paciencia dhe ai i Al-Saad, Jorge Daniel Fossati me nga 10 pikë secili.
Top 10:
1. Pep Guardiola (Barcelona) 201 pikë
2. José Mourinho (Real Madrid) 112
3. Sir Alex Ferguson (Man Utd) 107
4. Andre Villas-Boas (Chelsea )78
5. Roberto Mancini (Man City) 45
6. Muricy Ramalho (Santos) 20
7. Ivan Jovanović (APOEL) 11
8. Jorge Luis Sampaoli (Universidad de Chile) 11
9. Domingos José Paciencia (Sporting) 10
10.Jorge Daniel Fossati (Al-Sadd) 10