Janari shnderrohet ne merkaton e sulmuesve shqiptare
Janari duket se është kthyer në merkaton e sulmuesve për shqiptarët. Pas Hamdi Salihit, Erjon Bogdanit dhe Ahmed Januzit, të reja të rëndësishme ka edhe për dy bombera të tjerë kuqezi. Bëhet fjalë për Xhevahir Sukajn dhe Armando Sadikun.
Sulmuesi shkodran ka firmosur në Iran, me skuadrën e Sepahanit. Nga ky transferim, Sukaj do të përfitojë pagesën prej 100 mijë eurosh në dorë, si edhe një rrogë mujore me vlerë 10 mijë euro.
Gjithashtu, klubi që aktualisht renditet i treti në kampionatin elitar Iranian dhe është në garën për titull, duket I gatshëm ti paguajë Vllaznisë shifrën prej 50 mijë eurosh për kartonin e lojtarit, të cilin në Shkodër e pezulluan për 4 muaj. Në Azinë perëndimore, 24-vjeçarit I është vënë në dispozicion edhe një shtëpi dhe makinë, për aq kohë sa do të luajë me klubin.
Zhvillime interesante ka edhe për sulmuesin e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Armando Sadiku. Lojtari, I cili ka shkëlqyer me Lokarnon në kategorinë e dytë zvicerane ka tërhequr vëmendjen e Jang Bojs e Grasshopers në Zvicër, Borusia Mënshengladbah në Bundesligën gjermane, e Xhenoas në Itali.
Por, së fundmi, në garën për shërbimet e 20-vjeçarit është futur edhe një tjetër skuadër nga Seria A, Katania. Sipas të përditshmes më të madhe sportive përtej Adriatikut, “Gazzetta dello Sport”, siçilianët janë të gatshëm të paguajnë 600 mijë euro për sulmuesin shqiptar.