E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham, 15 milionë funte për Ganson

Tottenham është i interesuar për transferimin e njërit prej talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit, mesfushorit të Santosit, Ganso, kanë bërë të ditur mediet britanike të premten.

Menaxheri i Gansos, Teodoro Fonseca ka mbërritur në Londër të enjten dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të klubit londinez për të diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e klientit të tij në White Hart Lane.

Tottenham besohet se është i gatshëm të ofrojë 15 milionë funte për 22 vjeçarin e talentuar i cili në të kaluarën ishte kërkuar nga një numër i madh i klubeve evropiane përfshirë Manchester Unitedin, Milanin dhe Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›