E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon nuk shkon në PSG

Douglas Maicon nuk do të largohet nga Inter për në Paris Saint-Germain ka insistuar menaxheri i tij, Roberto Calenda. Reprezentuesi brazilian spekulohet se kërkohet nga klubi ambicioz francez mirëpo Calenda ka theksuar se klienti i tij është i lumtur në Giuseppe Meazza.

“Dua t’i sigurojë të gjithë tifozët e Interit se Maicon do të vazhdojë të jetë këtu, duke fituar edhe më tepër me fanellën e Nerazzurrëve” tha Calenda për Sky Sport Italia.

“Mund të mohoj kategorikisht çdo formë të bisedimeve me cilindo klub, PSG ose dikë tjetër. Ai është i lumtur në Inter dhe dëshiron që kjo martesë të vazhdojë” përfundoi Calenda. Në javët e fundit spekulohej se PSG ka ofruar 15 milionë euro për Maiconin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›