Mehmedi nënshkruan me Dinamo Kievin
_602642.jpg)
Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fund aventurës së tij në kampionatin zviceran me Zurichun, dhe tash e tutje do t’i mbrojë ngjyrat e Dinamos së Kievit.
Mehmedi të premten ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur ukrainas. Lajmi është konfirmuar edhe në uebfaqen zyrtare të Zurichut, ku thuhet se reprezentuesi zviceran do ta bart fanellën e Dinamos së Kievit deri në vitin 2016. Mirëpo, ende nuk është bërë publike shuma e realizmit të këtij transferi, por as detaje tjera.
Mehmedi deri më tani i ka zhvilluar shtatë paraqitje me reprezentacionin zviceran. Falë paraqitjeve të mira të tij me këtë ekip dhe me Zurichun, Mehmedi kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane, por ukrainasit u treguan më të shkathët, duke i siguruar shërbimet e tij.