Evra beson në titull

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra ende beson se skuadra e tij mund të fitojë titullin e kampionit në Premierligë, në xhiron e fundit të dielën.
United, i dyti me golaverazh më të dobët se lideri Manchester City, duhet të fitojë ndaj Sunderlandit dhe të shpresojë se City gabon në përballjen e tij me QPR-n.
“Ndoshta njerëzit mund të mendojmë se jam çmendur por ende besoj. E di se fati nuk është në duart tona. Por, nëse duam të vazhdojmë të besojmë në mrekulli, ne duhet të mposhtim Sunderlandin”, deklaroi Evra për Daily Mail.