Liga e Kampionëve, vendimtare për Van Persien

Arsene Wenger ka parashikuar një verë të qetë sa i përket aktivitetit të transferimeve në Arsenal edhe pse pranon se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve mund të jetë faktor përcaktues nëse Robin van Persie do të vazhdojë qëndrimin në klub.
“Nuk pres të ketë lëvizje të mëdha. Por, e pranoj se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për futbollistët dhe mbarë ekipin e sigurisht edhe për kapitenin Van Persie”, deklaroi Wenger për tabloidin britanik The Sun.