Evropa ndien etjen
Autori i Lajmit: red.
Ndërprerja e gazit nga Rusia tashmë është ndier pothuajse nga të gjitha vendet evropiane. Orët e fundit me Gjermaninë dhe Italinë, është shtuar dhe numri i vendeve, të cilat kanë ndier mungesat e para të lëndës djegëse. Ndërkohë mbyllja e rubinetit për Ukrainën ka ndalur eksportet dhe për Evropën. Duke qenë dhe vend transit Ukraina po shërben dhe si eksportuese e një krize të re, e cila po sjell pasoja kolosale për të gjithë Evropën. Vende si Rumania, Sllovakia, Bosnje-Hercegovina, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Maqedonia, Serbia, Austria dhe së fundmi, Italia dhe Gjermania, janë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së gazit nga Deti i Zi si të vetmin burim alternativ të mundshëm. Situata e fundit është krijuar nga mosmarrëveshjet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e cila refuzoi kontratën e re të paraqitur nga gjiganti rus i eksportit. “Naftogazi” ukrainas pretendon se çmimi i ri, i propozuar nga homologët rusë, të “Gazprom” është disa herë më i lartë se ai i kontratës aktuale. Shefi i BE, Barroso, i bëri thirrje dje kryeministrit rus, Putin, për të zhbllokuar situatën dhe të rifillojë furnizimin me gaz menjëherë. Por Rusia, nga ana e saj, theksoi se Evropës i duhet të paguajë një kosto shumë të madhe për shkak të kapriçiove të shtetit fqinj dhe për të cilën ajo nuk mban përgjegjësi. Kokëfortësia e treguar nga të dyja palët e bën shumë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje sot.
Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009