Pensionet 2009, rriten kontributet në 55 milionë lekë
Autori i Lajmit: red.
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit 2009 parashikohet të arrijnë në shifrën e 56.191 milionë lekë. Ekspertë të Ministrisë së Financave shpjegojnë se parashikimet janë bazuar në efektet e refomës së re të uljes së normës së kontributeve me 5 për qind të pjesës që paguan punëdhënësi, e cila do të hyjë në fuqi më 1 maj 2009. "Rritja e parashikuar e të ardhurave nga kontributet do të jetë rrjedhojë e rritjes ekonomike, formalizimit të tregut të punës nëpërmjet përmirësimit të regjistrimit me anë të pajisjes me kartë identiteti, si edhe eliminimit gradual të raportit midis normës së kontributeve që paguan punëdhënësi dhe asaj që paguan punëmarrësi, për të arritur në nivelin e vendeve të tjera", theksuan ekspertët. Më 1 maj 2009 reforma në sigurime do të prekë përqindjen e paguar nga punëdhënësi, e cila do të ulet nga 20 në 15 për qind. Në buxhet është parashikuar që të ardhurat e kontributeve do të jenë 56.191 milionë lekë, nga të cilat 49.812 milionë lekë kontribute shoqërore, ose 4,7 për qind e PPB në vitin 2009, krahasuar me 4,6 për qind në vitin 2008. Numri i kontribuesve për vitin 2008 është 400.000 persona, ndërsa si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve në biznesin e madh me rreth 6 % dhe numrit të kontribuesve në biznesin e vogël me rreth 45 mijë, parashikohet një rritje prej 56.400 kontribues të rinj në skemë. Në tabelën më poshtë paraqitet ecuria e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në periudhën 2005-2009.
Vitet 2006 2007 2008 2009
Ritmi vjetor i rritjes në % 8.6 6.8 21. 10.1
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009