Mbillen 260 pemë dekorative në rrugën “Ali Demi”
Autori i Lajmit: red.
Rreth 260 pemë dekorative të llojit rrap u mbollën dje nga punëtorët e Ndërmarrjes së Punëtorëve nr.1 të kryeqytetit në rrugën "Ali Demi" në Tiranë, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së mjedisit, një nismë kjo e Bashkisë së kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke inspektuar punimet për mbjelljen e pemëve dekorative në rrugën "Ali Demi", tha për mediat se “këtë vit hapet kapitulli i gjelbër për kryeqytetin, duke shtuar hapësirat me gjelbërim. Kësaj nisme, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, i janë bashkuar shumë qytetarë dhe biznesmenë, të cilët gjej rastin t i falënderoj", - tha ai. Aksioni për mbjelljen e rreth 3000 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme, si rrape, bli aromatik, gështenja, manolia, shkurre dekorative në rrugët kryesore të qytetit filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009