Limite për shlyerjen e taksave të biznesit
Autori i Lajmit: red.
Bashika e Tiranës ka shpallur dje data precize për pagesën e detyrimeve vendore, që kanë të bëjnë me detyrimet e bizneseve të vogla për vitin 2008. Bashkia ka deklaruar se afati i fundit i shlyerjes së këtyre pagsave do të jetë 20 prilli për pagesën e këstit të parë dhe 30 qershori për pagesën e këstit të dytë si dhe 20 tetori për këstin e tretë. Ndër të tjera, Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore ka njoftuar se në rast të mosmarrjes së detyrimit tatimor për shkak të mungesës së adresës ose adresës së gabuar, qytetarët janë të detyruar të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, duke filluar që nga data 10 prill e këtij viti. Për të shtyrë bizneset të paguajnë në kohën e caktuar, Bashkia ka vendosur përfitime për ata që zbatojnë datat. Kjo do të thotë se, nëse kjo ndodh, biznesi përfiton 10 % ulje të detyrimit fiskal, në rast të kundërt gjobitet me vlerën 25 % të vlerës së taksës.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009