Pacientët blejnë vetë pajisje për t u ngrohur
Autori i Lajmit: red.
Pacientët në spitale janë detyruar të blejnë pajisje ngrohjeje për të përballuar temperaturat e ulëta të stinës. Kjo pasi spitalet e vendit nuk po garantojnë kushte për ngrohje. Kështu, në shumë pavijone e shërbime të spitalit ”Nënë Tereza”, dhomat janë pa ngrohje, ndërsa njërëzit detyrohen të blejnë vetë pajisje që kompensojnë mungesat e spitalit. Sipas informacioneve, të paktën në pavijonin e kardiokirurgjisë, sistemi ngrohës nuk punonte prej më se një jave, kohë kjo që ka përkuar edhe me përkeqësimin e kushteve të motit. Gjithsesi, në një komunikim zyrtar drejtoria e spitalit ”Nënë Tereza” është shprehur se po merren masa për riparimin e defektit në kaldajën e këtij shërbimi. Të shtruar aty prej disa ditësh, pacientët janë përballur me të ftohtin e acartë. Stafi mjekësor i repartit shprehet se “prej disa kohësh sistemi i ngrohjes me kaldaja është jashtë funksionit”, por kjo, sipas tyre, është përgjegjësi e drejtorisë qendrore. Ndërkohë mësohet se në ambientet e dhomave të repartit të kardiologjisë, ku ndodhen të shtruar pacientët, përveç të ftohtit mbizotëron edhe lagështia dhe myku, çka rrezikon të sëmurët për t u përkeqësuar edhe më rëndë.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009