E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregulla të shkruara për regjistrimin në Hipotekë

Procedurat që ndiqen për regjistrimin në Hipotekë duhet të jenë të shkruara.

Ky ka qenë përfundimi i një workshop-i të organizuar nga IFC në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për përmirësimin e procedurave të regjistrimit të hipotekave dhe standardizimin e formave të përdorura në këtë proces. Pas diskutimeve të shumta, workshop-i mbështeti idenë e përgatitjes së procedurave të shkruara për regjistrimin e hipotekave, në mënyrë që të krijohen procedura të qarta për t’u ndjekur, që të mos jenë subjekt i interpretimeve nga punonjësit. Arthur Dimas, konsulent i IFC-së në diskutimin e tij “Përmirësimi i regjistrimit të procedurave të Hipotekës dhe standardizimi i formave në Shqipëri”, solli përvojën ndërkombëtare në këtë drejtim, duke referuar për përvoja konkrete dhe dha rekomandime për mënyrën, se si mund të përshtaten këto forma të përparuara në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›