Policia ushtron dhunë nëpër qeli e komisariate
27/05/2005 Raporti i Amnisty International, publikuar dy ditë më parë
Në kapitullin për Shqipërinë në raportin e saj, Amnisty International thekson se keqtrajtimi i personave gjatë mbajtjes nën arrest, ose në paraburgim, dhe në raste më të rralla në burg, vazhdoi edhe gjatë vitit të kaluar. Aktet e keqtrajtimit të personave të ndaluar, thekson Amnesty International, shoqëroheshin me shkeljen e procedurave ligjore, në veçanti, pasi të ndaluarve u mohohej e drejta për të kontaktuar avokatin menjëherë pas arrestit. Organizata e të drejtave të njeriut thekson pasivitetin e organeve të drejtësisë në hetimin e shumë prej ankesave. Edhe në ato raste kur ankesat u pasuan me fillimin e hetimeve, thuhet në raport, këto procese ishin të ngadalta dhe jo të plota në zbulimin e problemeve. Prokurorët ngurronin të zbatonin nenet e Kodit Penal, lidhur me torturat dhe akte të tjera keqtrajtimesh, duke i cilësuar shumë nga këto vepra si akte arbitrare. Trafiku i grave dhe fëmijve për prostitucion apo punë të detyruar ka vazhduar, megjithëse është rritur numri i arresteve dhe proceseve gjyqësore ndaj autorëve të këtyre akteve. Në mars të vitit të kaluar u miratua një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve, megjithëse mungesa e ligjeve mbështetëse dhe e fondeve pengon zbatimin e tij. Edhe gjatë vitit të kaluar janë ndeshur rëndom raste të dhunës në familje. Ligji nuk mbron si duhet viktimat, pasi Kodi Penal nuk ka ligj specifik kundër akteve të dhunës në familje.