E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropianët kanë frikë nga islami

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:30

Rreth 40 për qind e banorëve të Gjermanisë apo të Francës e konsiderojnë fenë islame si rrezik për identitetin e tyre kombëtar.

Dy të tretat e francezëve dhe tre të katërtat e gjermanëve mendojnë se myslimanët nuk janë të integruar mirë. Këto janë përfundimet e një anketimi të zhvilluar në Francë dhe në Gjermani, nga gazeta franceze "Le Monde" si dhe të një studimi të Universitetit të Mynsterit.

Gjatë vitit 2010 Universiteti i Mynsterit dhe Instituti për Demografi TNS Emid zhvilluan një anketim në Gjermani, Francë, Danimarkë, Holandë dhe Portugali. Sociologu Niels Friedrichs sqaron: "Përzgjedhja e këtyre pesë vendeve u bë në bazë të nivelit të ndryshëm të larmisë fetare të secilit vend. Në Gjermani p.sh. jeton një numër i madh myslimanësh dhe ne vërejmë një shtim të konflikteve kulturore dhe ndërfetare, kur është fjala p.sh. për ndërtimin e xhamive apo të mbajtjes së shamisë së kokës. Diskutime të tilla ka edhe në Francë, p.sh. në rastin e ferexheve, në Holandë kemi rastin e vrasjes së kritikuesit të fesë islame Theo van Gogh, kurse Portugalia u përzgjodh për kontrast, sepse aty nuk kemi atë larmi fesh që ndeshim në vende të tjera."

Vetëm 34 për qind e gjermanëve kanë mendim pozitiv për myslimanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›