E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengohet pengmarrja e një aeroplani turk

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 14:00

Udhëtarët e një aeroplani të vijës Oslo-Stamboll bllokuan një person, i cili tentoi të hynte në kabinën e pilotëve për t’i detyruar ata të kthenin aeroplanin mbrapsht.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi tashmë i arrestuar kishte kërcënuar udhëtarët e aeroplanit “Turkish Airlines”, duke u thënë se do të aktivizonte bombën që gjoja kishte me vete, nëse aeroplani nuk kthehej mbrapsht.
Aeroplani është ulur normalisht në aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe kërcënuesi është arrestuar menjëherë nga autoritetet turke. Pas kontrollit është konstatuar se ai nuk ishte i pajisur me bombë.
Kërcënuesi ishte shtetas turk, nga një fshat kurd në juglindje të Anadollit. Ndërkaq, nuk dihen ende shkaqet e ndërmarrjes së këtij veprimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›