E Shtunë, 31 Tetor 2026

ExpoScuola, eksperiencë italiane për studentët



Më shumë impuls ndaj shkëmbimit të eksperiencave mes studentëve e pedagogëve shqiptarë dhe atyre italianë. Këtë synon "ExpoScuola-Dire Futuro", e cila u inagurua dje në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, Një miqësi". Të pranishëm në ceremoninë e organizuar pranë Muzeut Kombëtar ishin Ambasadori italian, Saba D'Elia, zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Halit Shamata dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të sektorit shkollor. Në fjalën e tij, Ambasadori Saba D'Elia nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit italo-shqiptar në sektorin shkollor dhe ilustroi shkurtimisht aspektet më kryesore të kësaj nisme, duke i dërguar një përshëndetje të veçantë studentëve të pranishëm dhe atyre të lidhur në videokonferencë nga Toskana, për të dhënë kontributin e tyre në këtë veprimtari. Zv. ministri Shamata falënderoi Qeverinë italiane për mbështetjen e saj të vazhdueshme në sektorë të ndryshëm. Veprimtaria do të përmbyllet sot, me një Tavolinë të Rrumbullakët rreth praktikave të mira të shkollës italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›