Fëmijët u bien “Tamburëve të Paqes”
Tamburët e paqes bien edhe në Shqipëri. Me këtë slogan u zhvillua dje aktiviteti i posaçëm në Ditën Botërore të Poezive për fëmijë. I organizuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ai mblodhi në shesin "Skënderbej" dhjetëra fëmijë me qëllimin për të shpërndarë thirrjen e tyre për paqe, nëpërmjet poezive. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë, Edi Rama dhe Ambasadorja franceze, Maryse Daviet. çdo 23 mars në Ditën Botërore të Poezive për Fëmijë organizohet "Mbledhja e Tamburëve për paqen" në 124 vende të botës.