F1, Alonso fiton në Singapor, Raikonen, smerr asnjë pikë
Skuderia Ferrari ka zhvilluar një nga garat më të dobta në historinë e saj, teksa dy pilotët Felipe Masa dhe Kimi Raikonen nuk kanë hyrë asnjëri në zonën e pikëve. Në Singapor ka triumfuar Fernando Alonso, ndërsa sikur të mos mjaftonte paraqitja e dobët, Masa shtypi një nga mekanikë e tij.
SINGAPOR- Ferrari ka zhgënjyer totalisht në Singapor, në garën e parë të zhvilluar me drita në Formula 1. Në fund fitues u shpall piloti I Renosë Fernando Alonso, që la pas vetes Niko Rosberg me Tojota dhe pilotin e MekaLaren Ljuis Hamilton. Ky i fundit me 6 pikët e marra dje është shkëputur 7 pikë tashmë nga Felipe Masa. Por, ajo që ra në sy ishte dështimi i skuderisë Ferrari. Kimi Raikonen vazhdon të mos marrë pikë, duke treguar se qëndron shumë larg emrit të makinës me të cilën garon. Finlandezi e mbylli garën kur duheshin edhe 4 xhiro nga përfundimi, një tjetër dështim për të. Por, paraqitja katastrofike e Ferrarit u pa në rastin e Felipe Masës. Në pit-stopin e parë, braziliani u nis më shpejt sesa duhet në bokse, duke marrë me vete edhe tubin e benzinës. Më pas rrezikoi të përplasej me një makinë tjetër, ndërsa shtypi edhe një mekanik të Ferrarit. Ky i fundit pasi mbeti i shtrirë në rrugë, u detyrua që gjysmë i plagosur të dalë në krah duke qenë se po vinte makina e Kimi Raikonen. Pas këtij momenti, mekaniku përfundoi në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që Masa tregoi se ishte në një ditë vërtetë të keqe. Vetëm vendi i 12-të është shumë pak për një pilot që pretendon titullin. Botërori I Formula 1 ka edhe tre gara në përfundim, por Hamilton ka bërë një hap të sigurtë me garën e zhvilluar në Singapor. (a.r/balkanweb)